TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Militantët palestinezë kanë kapur peng dhjetëra izraelitë, ushtarakë dhe civilë, në një zhvillim të paprecedentë. Disa mendohet se mbahen në disa nga qytetet e vogla pranë Rripit të Gazës, derisa të tjerët janë çuar në Gaza.
Një video e cila po bën xhiron në internet, tregon momentin që besohet të jetë një grua izraelite që merret peng nga militantët derisa e fusin në makinë.
Militantët e Gazës kanë sulmuar me raketa Izraelin mëngjesin e së shtunës. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se kanë shpallur gjendje gatishmërie për luftë në përgjigje të sulmit të befasishëm nga Gaza. Ushtria izraelite ka nisur të kryejë sulme hakmarrëse ajrore në Rripin e Gazës dhe ka paralajmëruar se Hamasi do të paguajë një çmim shumë të rëndë.
Palestinian terror groups capturing an Israeli civilian woman, putting her in a car and taking her to Gaza as a hostage pic.twitter.com/RNEghWh8sP
— Visegrád 24 (@visegrad24) October 7, 2023