BOTA, 7 Tetor 2023, 15:28

Sulmi në Gaza, mbyllen të gjitha kopshtet dhe shkollat në Izrael

Sulmi në Gaza, mbyllen të gjitha kopshtet dhe shkollat në Izrael

Ministria e Arsimit në Izrael ka njoftuar se shkollat ​​dhe kopshtet do të mbyllen në mbarë vendin ditën e diel.

Më herët, Komanda e Frontit të Brendshëm të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit njoftoi se studimet nuk do të vazhdojnë në qendër dhe në jug të vendit, por ministria e ka zgjeruar mbylljen.

Kujtojmë që me kalimin e orëve situata po bëhet dhe më kritike, pasi qeveria ka konfirmuar se numri i izraelitëve të vrarë deri tani ka shkuar në 40, ndërsa të plagosur janë mbi 750 persona.