TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi ditën e sotme se Izraeli është në luftë pasi militantët e Gazës nisën një sulm të befasishëm mëngjesin e të shtunës duke lëshuar mijëra raketa e duke hyrë në territor nga toka, ajri dhe deti. Si pasojë e këtij sulmi deri më tani raportohet të kenë humbur jetën rreth 40 persona ndërsa janë edhe rreth 800 të plagosur.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se trupat po luftojnë në shumë vende. Disa banorë në Izrael thanë se militantët po përpiqeshin të hynin në shtëpitë e tyre. Ndërkohë, Hamasi pretendon se ka kapur disa ushtarë izraelitë pranë kufirit. Përballë sulmit të Hamasit, sulmet ajrore i nisi edhe Izraeli si kundërpërgjigje.
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) Richard Hecht i tha CNN se shpreson që deri në fund të ditës së shtunë, nuk do të ketë më terroristë të gjallë në Izrael. “Ne jemi shumë të fokusuar në shpëtimin e forcave, ku ka luftime të vazhdueshme ndërsa flasim dhe luftojmë këta terroristë, shpresojmë se deri në fund të ditës nuk do të ketë më terroristë të gjallë brenda Izraelit,” -tha Hecht.
“Për të siguruar zonën për civilët, forcat speciale po luftojnë në lokacione të ndryshme si dhe zjarrfikësit po marrin kontrollin e pastrojnë disa zona”, shtoi ai. Për më tepër, “dhjetëra mijëra” rezervistë izraelitë janë thirrur për të ndihmuar që nga fillimi i ofensivës herët të shtunën, -tha Hecht. Kur u pyet se si Izraeli po siguron rrugët e infiltrimit, Hecht tha: “Ne jemi plotësisht të vendosur dhe të fokusuar në mbulimin ajror për të parë se çfarë po ndodh, ne vendosëm forcat në pikat e infiltrimit dhe përsëri po sigurojmë ngadalë zonën dhe po përpiqemi të kujdesemi për të gjithë këta njerëz që erdhën.”. Ndërkohë mbrojtja izraelite shprehet e shqetësuar edhe për një sulm të mundshëm nga vendet veriore të Libanit ose Sirisë.