BOTA, 7 Tetor 2023, 13:34

Ursula Von der Leyen dënon sulmet e Hamas ndaj Izraelit

Ursula Von der Leyen dënon sulmet e Hamas ndaj Izraelit

Bashkimi Europian dënon sulmet e grupit palestinez Hamas ndaj Izraelit dhe bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të dhunës.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula Von der Leyen thotë se ajo “dënon sulmin terrorist nga Hamasi ndaj Izraelit“, duke e konsideruar si një “terrorizëm në formën e tij më të përbuzur”.

“Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga një sulm i tillë i urryer,” shton ajo.

Ndërkohë më herët, kreu i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell tha: “Kjo dhunë e tmerrshme duhet të ndalet menjëherë. Terrorizmi dhe dhuna nuk zgjidhin asgjë. BE shpreh solidaritetin e saj me Izraelin në këto momente të vështira”.

Ndërsa, Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel dënon gjithashtu “sulmet pa dallim të nisura kundër Izraelit dhe popullit të tij këtë mëngjes, duke shkaktuar terror dhe dhunë kundër qytetarëve të pafajshëm.

Mendimet e mia janë me të gjitha viktimat. BE qëndron në solidaritet me popullin izraelit në këtë moment të tmerrshëm.”