TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 41-vjeçar nga Kalifornia është akuzuar se ka tentuar të vrasë bashkëshorten dhe 2 fëmijët e tij, duke devijuar makinën me të cilën udhëtonin të katërt dhe duke rënë nga një lartësi prej 250 metrash.
Prokurorët akuzojnë Dharmesh Patel se ka devijuar qëllimisht Teslën e tij nga autostrada e Bregut të Paqësorit, duke rënë më pas në një plazh shkëmbor. Për fat të mirë, nga ky aksident i frikshëm kanë mbijetuar të katërt.
Gruaja e Patel është ende e shtruar në spital, me lëndime të rënda, ndërsa fëmijët e mitur, 9 dhe 4 vjeç dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Hetuesit ende vijojnë hetimet, por kanë mjaftueshëm prova që vërtetojnë se devijimi i tij ishte i qëllimshëm.