BOTA, 24 Shkurt 2022, 20:27

Joe Biden: Vladimir Putinin nuk e kam nënvlerësuar! Është ambicioz, do të rikrijojë Bashkimin Sovjetik

Joe Biden: Vladimir Putinin nuk e kam nënvlerësuar! Është

Presidenti Joe Biden ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme përsa i përket pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Në një konferencë për mediat, Biden deklaroi se Vladimir Putin është një njeri ambicioz, dhe nuk do të ndalet vetëm me pushtimin e Ukrainës.

Sipas Presidentit të SHBA-ve, Putin kërkon të rikrijojë edhe njëherë Bashkimin Sovjetik dhe se pushtimi i Ukrainës ishte vetëm hapi i parë.

“Putini do të jetë një pabesë në skenën ndërkombëtare. Zgjedhja e Putinit për të bërë një luftë krejtësisht të pajustifikueshme kundër Ukrainës do ta ketë lënë Rusinë më të dobët dhe pjesën tjetër të botës më të fortë. Nuk dua t’ia di fare se çfarë thotë. Askush nuk i priste që sanksionet do të ndalonin sulmin. Ato kërkojnë kohë. Ai e di se çfarë e pret. Nuk do të ndalet vetëm nga sanksionet. Nuk e kam nënvlerësuar, kam parashikuar pothuajse çdo lëvizje të tij. Ka më shumë ambicie se sa pushtimi i Ukrainës. Ai ka ndërmend të rikrijojë ish-Bashkimin Sovjetik. Ambiciet e tij, janë në kundërshtim me situatën në botë” – tha Biden.