TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se rreth 900,000 banorë janë larguar nga Qyteti i Gazës, ku ushtria izraelite po kryen operacione kundër militantëve të grupit islamist palestinez Hamas.
“Vendimi për të pushtuar Gazën, shembja e ndërtesave të larta dhe manovrat e forcave izraelite në qytet, kanë çuar në largimin e rreth 900,000 banorëve në jug, duke ushtruar presion të madh mbi Hamasin dhe vendet që e mbështesin atë”, tha Katz në një fjalim në Jerusalem.
Para fillimit të operacioneve ushtarake izraelite në qytet, i cili ndodhet në pjesën veriore të territorit palestinez, OKB-ja vlerësoi numrin e njerëzve që jetojnë në Qytetin e Gazës dhe rrethinat e tij në rreth një milion.
Aktualisht sulmet e Izraelit ndaj Hamasit në Gaza janë pakësuar për shkak të negociatave dhe përpjekjeve për marrëveshjen mbi planin e paqes të presidentit amerikan Donald Trump, tashmë i pranuar.
Izraeli pret që Hamasi të lirojë pengjet brenda afatit të caktuar.