BOTA, 7 Tetor 2023, 23:24

Ministri izraelit: Hamasi së shpejti do ta kuptojë se bëri një gabim të rëndë dhe do të paguajë një çmim të rëndë

Ministri izraelit: Hamasi së shpejti do ta kuptojë se bëri

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant kërcënon grupin terrorist Hamas pasi filloi një pushtim vrasës në Izraelin jugor sot dhe qëlloi mijëra raketa.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “The Times of Israel”.

“Nuk bënë dallime mes grave, fëmijëve dhe të moshuarve, i dëmtuan të gjithë. [Hamasi] së shpejti do ta kuptojë se bëri një gabim të rëndë dhe do të paguajë çmimin”, tha Gallant në një deklaratë video.

Zyrtari izraelit shtoi se “ne do të ndryshojmë fytyrën e realitetit në Gaza 50 vjet përpara”.