BOTA, 28 Mars 2022, 21:49

Ministri i Jashtëm ukrainas: Armëpushimi, synimi kyç i Kievit në bisedimet me Moskën

Ministri i Jashtëm ukrainas: Armëpushimi, synimi kyç i Kievit

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka thënë të hënën se synimi më ambicioz i Ukrainës në bisedime me Rusinë është arritja e armëpushimit.

“Programi minimal do të jetë për çështje humanitare dhe programi maksimal do të jetë arritja e marrëveshjes për armëpushim”, ka thënë ai

Këto deklarata Kuleba i bëri për televizionin kombëtar, kur është pyetur për negociatat që pritet të zhvillohen, të martën, 29 mars, në Turqi.