BOTA, 7 Mars 2025, 18:47

"E shohim si kërcënim të mundshëm", Kremlini: Plani i BE-së për të forcuar mbrojtjen nuk do të mbetet pa përgjigje

"E shohim si kërcënim të mundshëm", Kremlini:

Në përgjigje të nismës së sapo shpallur të Bashkimit Evropian për riarmatimin, Rusia ka sinjalizuar planet për të forcuar mbrojtjen e saj.

“I gjithë ky militarizim është i drejtuar kryesisht kundër Rusisë”, tha sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, sipas agjencisë ruse të lajmeve “Interfax”.

“Moska e sheh nismën e BE-së si një kërcënim të mundshëm dhe do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të mbrojtur sigurinë e saj”, shtoi ai.

Vendimi i BE-së për të rritur kapacitetet ushtarake erdhi gjatë një samiti urgjent të enjten.

Një propozim kyç i diskutuar ishte plani “ReArm Europe”, i prezantuar nga Komisioni Evropian në fillim të kësaj jave, i cili synon të mobilizojë rreth 800 miliardë euro për të forcuar mbrojtjen e BE-së.