BOTA, 7 Mars 2025, 17:11

Qeveria polake planifikon stërvitje të detyrueshme ushtarake për të gjithë burrat, Tusk nuk përjashton mundësinë edhe për gratë

Qeveria polake planifikon stërvitje të detyrueshme ushtarake për

Qeveria polake mësohet se po planifikon vendosjen e një trajnimi të detyrueshëm ushtarak për të gjithë burrat e rritur.

Kryeministri Donald Tusk e dha lajmin në parlamentit polak, ku tha se qeveria synon të ketë gati një model për rekrutimin dhe planet e stërvitjes së tyre, deri në fund të vitit.

“Ne do të përpiqemi të krijojmë një kornizë në mënyrë që çdo burrë i rritur në Poloni të ketë stërvitje ushtarake në rast lufte, në mënyrë që rezerva të jetë e krahasueshme dhe e mjaftueshme në lidhje me kërcënimet e mundshme”, theksoi ai sipas BBC.

Tusk nuk përjashtoi as mundësinë që gratë t’i nënshtrohen trajnimit të detyrueshëm ushtarak, por thotë se “lufta është ende në një masë më të madhe domeni i burrave”.

Në të njëjtën kohë, kryeministri polak shprehu mbështetjen e tij për tërheqjen e vendit nga Konventa e Otavës, e cila ndalon përdorimin e minave kundër personit, si dhe ndoshta nga Konventa e Dublinit, e cila ndalon përdorimin e municioneve thërrmuese. Siç tha ai, për këto çështje konkrete do të kërkojë mendimin e ministrit të Mbrojtjes.