TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zyra e shtypit e Vatikanit publikoi një audio-regjistrim të Papës Françesku, i cili ndodhet në spital prej 21 ditësh për shkak të problemeve me mushkëritë dhe frymëmarrjen.
Mesazhi i falënderimit i Papës Françesku u regjistrua në gjuhën spanjolle në Poliklinikën Gemelli, ku ai shprehu mirënjohje për të gjithë qytetarët që luten për shëndetin e tij.
“Ju falënderoj me gjithë zemër për lutjet që bëni për shëndetin tim nga sheshi i Shën Pjetrit. Ju ndjek nga këtu. Zoti ju bekoftë dhe Nëna e Shenjtë ju ruajtë! Faleminderit!”, tha Papa.
Duke filluar nga e hëna, 24 shkurt, mijëra besimtarë iu bashkuan kardinalëve që ndodhen në Romë, së bashku me të gjithë bashkëpunëtorët e Kurisë Romake dhe Ipeshkvisë së Romës, në Sheshin e Shën Pjetrit për të lutur Rruzaren e Shenjtë për shëndetin e Papës Françesku, i cili po trajtohet për pneumoni në spitalin Gemelli.
Shërbimi i shtypit njoftoi gjithashtu se Papa e kaloi natën qetësisht dhe se të enjten nuk pati episode të pamjaftueshmërisë respiratore, me të cilat ishte përballur ditët e mëparshme.
Raporti i ardhshëm mjekësor pritet të publikohet të shtunën.