BOTA, 12 Shtator 2025, 22:45

Më shumë se 100 ligjvënës francezë kërkojnë shkarkimin e Presidentit Macron

Më shumë se 100 ligjvënës francezë kërkojnë

Një grup prej 104 ligjvënësish francezë, kryesisht nga partitë e majta, kanë nënshkruar një propozim zyrtar për shkarkimin e Presidentit Emmanuel Macron nga detyra. Lajmi u konfirmua nga Mathilde Panot, udhëheqësja e fraksionit të partisë La France Insoumise (Franca e Pamposhtur), në një postim në rrjetin social X.

“Plot 104 ligjvënës të La France Insoumise, përfaqësues të territoreve përtej detit dhe anëtarë të partive të gjelbra dhe komuniste kanë nënshkruar një propozim për shkarkimin e presidentit të republikës”, shkroi Panot.

Në një deklaratë të mëparshme, ajo theksoi se ligjvënësit i kanë dhënë Macronit “një zgjedhje: ose të japë dorëheqjen, ose të shkarkohet nga detyra”.

Procesi për nisjen e procedurave të shkarkimit filloi më 9 shtator, kur partia La France Insoumise paraqiti zyrtarisht kërkesën pranë Byrosë së Asamblesë Kombëtare, dhoma e ulët e Parlamentit francez.