BOTA, 25 Shkurt 2022, 21:59

“Mbi 150 helikopterë ushtarakë rusë në Bjellorusi”/ Gazetari publikon pamjet satelitore: Janë shumë pranë Kievit

“Mbi 150 helikopterë ushtarakë rusë në

Rusia po shfyrtëzon kufirin e Bjellorusisë për t’u futur në Ukrainë. Një gazetar i medias ndërkombëtare ka publikuar në rrjetin e tij social Twitter disa foto satelitore ku shihen disa helikopterë ushtarakë.

Christofer Miller, shkruan se ato i përkasin ushtrisë ruse dhe janë të vendosura në kufirin e Bjellorusisë me Ukrainën.

Sipas tij, në këtë rajon janë të vendosura 150 helikopterë të tillë, dhe ndodhen vetëm 160 km larg Kievit.

“Pamjet satelitore tregojnë 150 helikopterë ushtarakë rus, të vendosura në Bjellorusinë jugore, vetëm 30 km larg kufirit ukrainas dhe 160 km larg Kievit”, shkruan Christopher Miller.