TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ekspertë ndërkombëtarë ngritën alarmin mbi krizën e pritshme demografike gjatë Forumit Ndërkombëtar të Familjes në Stamboll, ku theksuan se rënia e vazhdueshme e niveleve të lindshmërisë rrezikon stabilitetin ekonomik dhe sistemet sociale në të gjithë botën.
Nën temën “Mbrojtja dhe forcimi i familjes përballë sfidave globale”, u evidentua se në vende si Turqia, shkalla e fertilitetit ka rënë ndjeshëm – nga 7 fëmijë për grua në vitet 1970, në më pak se 1.5 sot. Ekspertët theksuan se ndryshimet sociale, presionet individuale dhe prioritetet e reja kanë ndikuar më shumë se çdo politikë ndërkombëtare në këtë trend.
Përfaqësues nga vende si Malajzia, Katari, Hungaria dhe Singapori shprehën shqetësimin për plakjen e popullsisë dhe mungesën e fuqisë punëtore, duke theksuar nevojën për politika afatgjata që nxisin lindshmërinë dhe mbështesin strukturën familjare.
Pavarësisht përpjekjeve për të ndërgjegjësuar publikun dhe qeveritë, rënia e fertilitetit shihet tashmë si një nga sfidat më serioze të dekadave të ardhshme.