TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shtetas me shtetësi të dyfishtë amerikane dhe gjermane, Joseph Neumayer, 28 vjeç, është arrestuar pasi u përpoq të digjte ambasadën e SHBA-së në Tel Aviv dhe kërcënoi se do të vriste presidentin Donald Trump. Autoritetet izraelite e kapën Neumayer me tre kokteje molotov në një çantë shpine pranë ambasadës dhe më pas e deportuan drejt SHBA-së, ku u ndalua në aeroportin JFK në New York dhe u paraqit në gjykatë.
Prokurorja e Përgjithshme Pamela Bondi deklaroi se i dyshuari kishte planifikuar një sulm të dhunshëm ndaj përfaqësisë diplomatike amerikane dhe kishte bërë thirrje të hapura për dhunë kundër amerikanëve dhe ish-presidentit Trump. Ai kishte postuar në rrjetet sociale kërcënime të drejtpërdrejta, duke u zotuar se do “djegë ambasadën në Tel Aviv” dhe duke bërë thirrje për “vdekje Amerikës”.
Përballë akuzave të rënda federale, Neumayer rrezikon deri në 20 vite burg nëse shpallet fajtor. Arrestimi i tij vjen në një moment të tensionuar, pas një sulmi të armatosur që la të vrarë dy punonjës të ambasadës izraelite në Uashington, disa ditë më parë.