TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Disa shpërthime u dëgjuan në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, të dielën vonë, sipas ekipit të CNN në terren.
Shpërthimet goditën rrethin Podil të kryeqytetit ukrainas, duke përfshirë zona banimi dhe biznesi, tha të dielën vonë kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko.
“Shpërthimet goditën “disa shtëpi dhe në territorin e një prej qendrave tregtare. Ekipet e shpëtimit, paramedikët dhe policia janë tashmë në vendngjarje”, tha Klitschko përmes rrjetit social "Telegram".
Më herët të dielën, pati zjarr masiv kundërajror mbi Kiev.