BOTA, 20 Mars 2022, 23:13

Gruaja e ish-deputetit ukrainas tenton të arratiset me 30 milionë dollarë të fshehura në valixhe

Gruaja e ish-deputetit ukrainas tenton të arratiset me 30 milionë

Gruaja e ish-deputetit ukrainas Kotvytskyy ka tentuar të kalojë kufirin me 28 milionë dollarë dhe 1.3 milionë euro, raporton NEXTA.

Ajo i kishte fshehur paratë në disa valixhe dhe tentoi të largohej nëpërmjet pikës kufitare të Zakarpattya, por është kapur nga rojet kufitare hungareze.

Tashmë gruaja e ish-deputetit do të duhet t’i përgjigjet pyetjeve për të sqaruar se pse i duhej një shumë aq e madhe monetare me vete.