BOTA, 20 Mars 2022, 20:05

Ambasadorja e SHBA-ve në OKB: Ka pak shanse të arrihet një marrëveshje e menjëhershme mes Ukrainës dhe Rusisë

Ambasadorja e SHBA-ve në OKB: Ka pak shanse të arrihet një

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB ka deklaruar se ka shumë pak shanse për të arritur një marrëveshje të menjëhershme midis Ukrainës dhe Rusisë në mënyrë që t’i jepet fund luftës.

Teksa presioni vazhdon të ngrihet mbi presidentin e SHBA-ve, Joe Biden i cili do të marrë pjesën në samitin e NATO-s në Evropë këtë javë, ambasadorja Linda Thomas-Greenfield theksoi se me kushtet aktuale është e vështirë të arrihet një marrëveshje.

Duke iu referuar intervistës së fundit të  presidentit ukrainas Volodymr Zelenskiy, i cili tha CNN-it se vetëm bisedimet do t’i jepnin fund luftës dhe vrasjes së civilëve, ambasadorja Linda Thomas-Greenfield saktësoi se duhen shtuar përpjekjet në këtë drejtim.