TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, gjatë një vizite në Kharkiv të Ukrainës ka konfirmuar se Berlini do të dërgojë më shumë armë në Kiev.
Baerbock u takua me homologun e saj ukrainas, Dmytro Kuleba, i cili gjatë takimit u shpreh se: “Nuk kishte dyshime se ndihma e mëtejshme ushtarake gjermane do të vijë”.
Berlini i ka premtuar Kievit se do e furnizojë me automjete luftarake këmbësorie të tipit Mardre dhe një bateri shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot.
Today, @ABaerbock and I visited wartime Kharkiv where Russia caused enormous suffering. Kharkiv is now a symbol of successful Ukrainian counteroffensives which prove Ukraine will win with sufficient support of partners. I have no doubts further German military aid will come. pic.twitter.com/iCErESAW2J
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) January 10, 2023
Ukrainasit “duhet ta dinë se mund të mbështeten në solidaritetin dhe mbështetjen tonë”, tha Baerbock në një deklaratë në faqen e internetit të ministrisë së saj.
Ajo u shpreh gjithashtu se ishte e rëndësishme të mos harrohet vendi i Ukrainës në Evropë dhe dëshira e saj për t’u bashkuar me BE-në, pasi ukrainasit “e shohin të ardhmen e tyre në Bashkimin Evropian”.
“Prandaj do të doja të flisja edhe për progresin e bërë në procesin e anëtarësimit. Si Qeveri Federale, ne duam t’i bëjmë oferta shumë konkrete Ukrainës në mënyrë që të arrijmë përparim në forcimin e shtetit të së drejtës, institucioneve të pavarura dhe luftës kundër korrupsionit, si dhe në përafrimin me standardet e BE-së”, ka thënë ministrja e jashtme.