BOTA, 1 Prill 2022, 14:36

Lufta në Ukrainë/ Forcat ruse shkatërrojnë repartin onkologjik në Chernihiv

Lufta në Ukrainë/ Forcat ruse shkatërrojnë repartin

Reparti onkologjik i një spitali në Chernihiv është goditur nga forcat ruse, vetëm disa ditë pasi Rusia tha se do të reduktonte numrin e trupave në Kiev dhe Chernihiv.

Kështu ka deklaruar kryebashkiaku i vendit, sipas CNN.

“Forcat ruse sulmuan spitalin rajonal duke shkatërruar repartin onkologjik. Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmit,” tha kryebashkiaku Vladyslav Atroshenko për CNN.

Ai tha gjithashtu se banorët në qytet po përballen me mungesën e ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike dhe se rezervat me ushqime dhe ilaçe pritet të përfundojnë brenda një jave.

“Për momentin po kalojmë një katastrofë humanitare”, tha ai.