TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rusia po ekzekuton publikisht trupat që kundërshtojnë urdhrat e Vladimir Putin në Ukrainë sipas raportimeve të fundit të mediave britanike.
Sipas tyre ushtarët rusë të cilët kanë dezertuar u kanë rrëfyer forcave ukrainase për ekzekutimet për të cilat ata thonë se janë kryer publikisht.
Të burgosurit e grupit të Rusisë, "Wagner", i cili ka vrasës, përdhunues dhe tregtarë droge në vijën e tij të parë të frontit, janë pajtuar me rrëmbyesit e tyre ukrainas.
"Daily Star" raportoi për një ushtar të kapur i cili tha: “Ata që nuk binden eliminohen, kjo bëhet publikisht.”
Grupi "Wagner', i drejtuar nga Yevgeniy Prigozhin, përdor ish të burgosurit për të luftuar në vijën e parë të frontit dhe u quajt “arma sekrete më e rrezikshme e Putinit në pushtimin e Ukrainës”.