TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Lartë e Brazilit ka rënë dakord të hetojë nëse ish-presidenti Jair Bolsonaro nxiti turmën e ekstremit të djathtë që sulmoi Kongresin e vendit, gjykatën e lartë dhe zyrat presidenciale, një përshkallëzim i shpejtë në hetim që lë të kuptohet se ish-udhëheqësi mund të përballet me pasoja ligjore për ngjarjet.
Gjykatësi Alexandre de Moraes pranoi një kërkesë nga zyra e prokurorit të përgjithshëm për ta përfshirë zotin Bolsonaro në hetimin e ngjarjeve, duke përmendur si argument një video që ish-presidenti e kishte postuar në Facebook dy ditë pas trazirave. Ai pretendonte në video se presidenti aktual Luiz Inácio Lula da Silva nuk u zgjodh në detyrë, por u caktua nga Gjykata e Lartë dhe autoriteti zgjedhor i Brazilit.
Ndërkohë ish-ministri i Drejtësisë i Brazilit Anderson Torres, i cili ishte përgjegjës për sigurinë publike në Brazilia gjatë sulmit ndaj ndërtesave qeveritare një javë më parë, u arrestua në kryeqytet të shtunën me dyshimin për "mosveprim" dhe “bashkëpunim të heshtur”.
Zoti Torres u arrestua pasi u kthye në Brazil të shtunën. Ai kishte qenë me pushime në Florida, ku kishte udhëtuar edhe ish-shefi i tij, ish-presidenti i ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro, pasi humbi zgjedhjet e vitit të kaluar.
Ish-ministri tha të enjten se provat e paraqitura nga policia ishin nxjerrë jashtë kontekstit kur shtëpia e tij u bastis këtë javë.
Anëtari i Gjykatës së Lartë, de Moraes e urdhëroi arrestimin e zotit Torres të martën.