BOTA, 14 Janar 2023, 19:36

Brazil/ Arrestohet ish-ministri i drejtësisë në lidhje me sulmet ndaj ndërtesave qeveritare

Brazil/ Arrestohet ish-ministri i drejtësisë në lidhje me sulmet

Ish-ministri i Drejtësisë i Brazilit Anderson Torres, i cili ishte përgjegjës për sigurinë publike në Brazilia gjatë sulmit ndaj ndërtesave qeveritare një javë më parë, u arrestua në kryeqytet të shtunën me dyshimin për "mosveprim" dhe “bashkëpunim të heshtur”.

Zoti Torres u arrestua pasi u kthye në Brazil të shtunën. Ai kishte qenë me pushime në Florida, ku kishte udhëtuar edhe ish-shefi i tij, ish-presidenti i ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro, pasi humbi zgjedhjet e vitit të kaluar.

Ish-ministri tha të enjten se provat e paraqitura nga policia ishin nxjerrë jashtë kontekstit kur shtëpia e tij u bastis këtë javë.

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Alexandre de Moraes urdhëroi arrestimin e zotit Torres të martën.

Të premten prokurorët federalë brazilianë i kërkuan Gjykatës së Lartë të hetojë rolin e ish-presidentit Bolsonaro në veprimet antidemokratike që rezultuan në sulmin ndaj ndërtesave qeveritare nga mbështetësit e tij në Brazilia të dielën e kaluar. /VOA