TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kalifornia ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme mes motit të ashpër që ka goditur “Golden State”, me të paktën 19 persona të vdekur, ndërprerje të panumërta të energjisë elektrike dhe rrëshqitje të dheut, ndërsa përmbytjet i bëjnë autoritetet të evakuojnë vendbanimet dhe bllokojnë rrugët.
Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi urdhrin përkatës, në të cilin ofrohet ndihma federale për të mbështetur përpjekjet e autoriteteve, si dhe të popujve indigjenë në territoret e tyre, në zonat e prekura nga stuhitë e forta, përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë.
Urdhri ekzekutiv gjithashtu vë në dispozicion fondet e qeverisë federale për të prekurit në qarqet Merced, Sacramento dhe Santa Cruz, tha Shtëpia e Bardhë.
Pas motit të ashpër, banorët në Kaliforni po përgatiten për një tjetër shi të madh sot pas tre javësh nivele rekord shiu.
Një valë e konsiderueshme shiu, dhe reshje bore në male, përfshiu dje shumë zona të shtetit, më të populluarat në SHBA, ku toka tashmë është e ngopur me ujë shiu.
Një ” lum i ri atmosferik “, një brez i ngushtë në atmosferë që mbart sasi të mëdha lagështie nga tropikët, pritet nesër, e hënë, një festë në SHBA, duke sjellë “valë të reja reshjesh ekstreme”, parashikoi Shërbimi Kombëtar i Motit.