TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të paktën 68,011 ushtarakë dhe mercenarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftë në Ukrainë. Më shumë se gjysma e viktimave nuk kishin asnjë lidhje me ushtrinë në kohën kur filloi lufta.
Këtë javë, për herë të parë, në vend të parë për nga numri i përgjithshëm i viktimave ishte kategoria e vullnetarëve të regjistruar, pra ata që vendosën të lidhnin kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes ose Gardën Kombëtare, pas fillimit të luftës në Ukrainë.
Autoritetet ruse u ofrojnë atyre shpërblime dhe përfitime të mëdha monetare, si në nivel federal ashtu edhe në atë rajonal. Ukraina besohet se ka humbur në luftë 55,812 ushtarë që nga fillimi i pushtimit rus