BOTA, 12 Nëntor 2023, 16:42

Lufta/ Hamasi pezullon negociatat për lirimin e 239 pengjeve

Lufta/ Hamasi pezullon negociatat për lirimin e 239 pengjeve

Grupi militant i Hamasit ka pezulluar negociatat për pengjet pas goditjeve të spitalit Al Shifa nga forcat izraelite, shkruan Reuters.

Rreth 239 pengje ende mbahen në Gaza dhe Izraeli ka refuzuar të shpallë armëpushim derisa ata të gjithë të lirohen.

Zyrtarët palestinezë janë shprehur se spitali Al Shifa në Gaza ka pezulluar funksionimin e saj, për shkak të luftimeve të ashpra në zonë.

Ata shprehen po ashtu se 12 persona, përfshirë edhe foshnja, kanë vdekur për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe furnizimeve.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha më parë se vendi i tij ofroi karburant për spitalin, por Hamasi e refuzoi atë.