BOTA, 11 Nëntor 2023, 13:15

Lufta/ Vritet një komandant i Hamasit, ushtria izraelite: Mbante pengje në spitalin e Gazës

Lufta/ Vritet një komandant i Hamasit, ushtria izraelite: Mbante pengje

Komandanti rajonal i Hamasit, Ahmed Tsiam është vrarë gjatë një bombardimi ajror, sipas Forcave Ajrore izraelite.

Ushtria izraelite pretendon se Tsiam mbante peng rreth një mijë banorë të Rripit të Gazës në spitalin “Radisi” dhe i pengoi ata të evakuoheshin në jug.

Njoftimi i izraelitëve vjen si “konfirmim” i pretendimeve të tyre se Hamasi po përdor spitalet si qendra operacionale.

Sulmi ushtarak i Izraelit në Gaza, që erdhi si kundërpërgjigje e sulmit të Hamasit më 7 Tetor ka vrarë 11,078 njerëz, kryesisht civilë, dhe ka plagosur më shumë se 27,490 njerëz, sipas shifrave të fundit nga ministria e shëndetësisë e Gazës.