TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të paktën 30 persona janë plagosur në Italinë qendrore pas një shpërthimi në një vendstrehim refugjatësh që shkaktoi shembjen e ndërtesës. Shumica pësuan lëndime të lehta në shpërthimin e së premtes mbrëma, megjithëse një person u transportua me avion në një spital në Romë, thanë autoritetet në qytetin e San Lorenzo Nuovo.
Agjencia italiane e lajmeve ANSA raportoi se ka nisur një hetim për shkaktimin e lëndimit trupor nga pakujdesia dhe se shkaku i shpërthimit është i paqartë. Deri më tani, nuk ka pasur indikacione se mund të jetë një sulm. Në vendngjarje, tre helikopterë transportuan të plagosurit në spitalet e Viterbos, Montefiascone, Sienës dhe Romës. Të pranishëm ishin edhe njësi të ndryshme zjarrfikëse nga Viterbo dhe Tarquinia. Prokurorët e Viterbos, të koordinuar nga prokurori Paolo Auriemma, kanë hapur një dosje hetimore në lidhje me shpërthimin që shkaktoi shembjen e një ndërtese në San Lorenzo Nuovo që strehonte emigrantë. Për momentin magjistratët procedojnë për veprën penale të fatkeqësisë nga pakujdesia.
Shkaqet që shkaktuan shpërthimin janë ende të paqarta. Prefekti i Viterbos, Antonio Cananà ka thirrur një mbledhje urgjente për këtë pasdite për të sqaruar se çfarë ka ndodhur. “Nuk kishte sisteme gazi brenda strukturës – sqaruan administratorët e ‘Ospitës’ – si për ngrohje ashtu edhe për gatim. Do të duhet të konstatojmë origjinën e shpërthimit, ne e konsiderojmë veten të dëmtuar“. Ndërtesa e shembur ndodhet në zonën industriale të qytetit, ku kryesisht banonin burra.