BOTA, 11 Nëntor 2023, 22:50

Netanyahu: Gaza është rrethuar nga forcat tona! Kemi vrarë mijëra luftëtarë të Hamasit

Netanyahu: Gaza është rrethuar nga forcat tona! Kemi vrarë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në një deklaratë për mediat është shprehur se forcat izraelite kanë përfunduar rrethimin e qytetit të Gazës, si dhe po luftojnë me luftëtarët e Hamasit në periferi të spitalit Al Shifa, nën të cilin izraelitët pretendojnë se Hamasi ka ndërtuar një objekt ushtarak.

Sipas BBC, Netanyahu është shprehur se Izraeli kishte vrarë “mijëra” luftëtarë të Hamasit, përfshirë ata që ishin të përfshirë në sulmin brutal të Hamasit të 7 tetorit, që vrau rreth 1200 njerëz.

Ai shtoi se Izraeli do të mbajë kontrollin ushtarak të Gazës pas luftës, ngjashëm me kontrollin e tij ushtarak mbi Bregun Perëndimor, të cilin shumë ekspertë e kanë quajtur një “pushtim ushtarak”.

Ndër të tjera, Netanyahu kreu homazhe për ushtarët e vrarë në luftën kundër Hamasit, duke i quajtur ata “heronj të mrekullueshëm”, si dhe falënderoi Shtetet e Bashkuara për mbështetjen morale, financiare dhe ushtarake.

Si Netanyahu ashtu edhe ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant, të cilët folën pas kryeministrit, thanë se shpëtimi i pengjeve dhe “çrrënjosja e Hamasit” ishin prioritetet kryesore.