TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Forcat ruse kanë kryer më shumë valë sulmesh në Bahmut në ditën e kaluar, por asnjëra palë nuk ka arritur të bëjë përparim kritik, tha ushtria ukrainase më 25 prill.
Beteja për kontrollin e Bahmutit, qytet që gjendet në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, po vazhdon që disa muaj, shkruan REL.
“Luftimet e ashpra po vazhdojnë për qytetin e Bahmutit”, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në raportimin ditor, duke shtuar se ofensiva kryesore e Moskës vazhdon të jetë e përqendruar në vijën e frontit në Bahmut, Avdijivka dhe Marjinka.
Forcat ruse kanë kryer 62 sulme ajrore dhe gjashtë sulme me raketa kundër pozicioneve të ushtrisë ukrainase dhe objektivëve civilë, tha Shtabi i Përgjithshëm.
Mbrojtësit ukrainas po ashtu kanë zmbrapsur 43 sulme ruse në Bahmut dhe Marijinka, tha ushtria ukrainase.
Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar, ndërkaq i përshkroi luftimet në Bahmut si një “proces i vazhdueshëm dinamik”.