TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tetë persona janë plagosur gjatë një sulmi terrorist në Jerusalem, ku një makinë është futur mes turmës së njerëzve.
Mediat e huaja shkruajnë se ata janë përplasur nga një makinë në tregun e fruta-perimeve në Mahane Yehuda. Autoritetet vendase e kanë quajtur aksidentin si sulm terrorist.
Mes të plagosurve është dhe një 70-vjeçar, i cili thuhet se është në gjendje të rëndë. Kryeministri Benyamin Netanyahu e quajti episodin "një sulm". “Ishte një përpjekje për të vrarë qytetarët e Izraelit”, tha Netayahu. Mësohet se autori është kapur nga autoritetet.

