TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Franca, Ukraina dhe shtetet baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, kanë shprehur shqetësimin pasi ambasadori i Kinës në Paris ka vënë në pikëpyetje sovranitetin e vendeve ish-sovjetike, siç është Ukraina, raporton Reuters.
I pyetur për pozicionin e tij nëse Krimea është pjesë e Ukrainës ose jo, ambasadori kinez, Le Shaye, ka thënë se historikisht ishte pjesë e Rusisë dhe i është ofruar Ukrainës nga ish-lideri sovjetik, Nikita Hrushovi.
“Këto vende ish-BRSS nuk kanë status aktual në të drejtën ndërkombëtare sepse nuk ka asnjë marrëveshje ndërkombëtare për të materializuar statusin e tyre sovran”, shtoi Shaye.
Franca u përgjigj të dielën duke deklaruar solidaritetin e plotë të saj, me të gjitha vendet aleate të prekura, të cilat tha se kishin fituar pavarësinë e tyre pas dekadash shtypjeje.
“Për Ukrainën në mënyrë specifike, ajo u njoh ndërkombëtarisht brenda kufijve duke përfshirë Krimenë në vitin 1991 nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë Kinën”, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme.
Ai shtoi se Kina do të duhet të sqarojë nëse këto komente pasqyrojnë pozicionin e saj apo jo.
Tre shtetet baltike dhe Ukraina, të gjitha dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik, reaguan në të njëjtat linja si Franca.
“Është e çuditshme të dëgjosh një version absurd të historisë së Krimesë nga një përfaqësues i një vendi që është skrupuloz për historinë e tij mijëravjeçare”, shkroi në Tëitter Mykhailo Podolyak, ndihmës i lartë presidencial ukrainas.