TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbi 1 000 persona janë evakuuar nga Sudani, njoftoi sot përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, duke falënderuar Francën për ndihmën e saj gjatë operacionit.
Borrell falënderoi gjithashtu vendet që evakuan jo vetëm qytetarët e tyre, por të gjithë shtetasit e tjerë.
“Më shumë se 20 zyrtarë të BE-së që punojnë në Sudan janë evakuar dhe janë kthyer në Evropë”, sipas Komisionit Evropian.
Borrell theksoi rëndësinë e presionit ndërkombëtar për t’i dhënë fund luftimeve.
“Tani armëpushimi është ndalur. Ka mbaruar, ne duhet të vazhdojmë përpjekjet për arritjen e një zgjidhjeje politike. Ne nuk mund ta përballojmë që Sudani, i cili është një vend shumë i populluar, të shpërthejë sepse do të dërgojë një valë tronditëse në të gjithë Afrikën”, tha Borrell.
Luftimet që kanë shpërthyer në kryeqytetin sudanez, Khartoum, dhe gjetkë në vend janë rezultat i drejtpërdrejtë i një lufte të egër për pushtet brenda udhëheqjes ushtarake të vendit.
Përleshjet janë midis ushtrisë së rregullt dhe një force paraushtarake të quajtur Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF).