BOTA, 30 Shtator 2025, 18:51

Lavrov: Rezultati i zgjedhjeve në Moldavi u falsifikua hapur

Lavrov: Rezultati i zgjedhjeve në Moldavi u falsifikua hapur

Kremlini pretendon se zgjedhjet në Moldavi të cilat u mbajtën të dielën janë manipuluar hapur. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se zgjedhjet në moldavi u falsifikuan.

“Rezultati i zgjedhjeve parlamentare të mbajtura të dielën në Moldavi u falsifikua hapur” tha sot Lavrov , pa dhënë hollësi.

Partia pro-evropiane siguroi një fitore dërrmuese ndaj forcës tjetër politike që kërkon rikthimin drejt Moskës.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve ka nxitur qytetarët dhe qeverinë moldave, që vendi të vijojë rrugën drejt integrimit në BE.