TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadori i Afrikës së Jugut në Francë, 58-vjeçari Nkosinathi Emmanuel Mthethwa , u gjet i vdekur pasi ra nga kati i 22-të i hotelit Hayat në Paris.
Gruaja e tij e raportoi atë të zhdukur dje pasdite pasi mori një mesazh shqetësues prej tij, sipas mediave franceze.
Burime policore raportojnë se një nga dritaret e sigurisë në dhomën e tij në hotelin në fjalë ishte thyer dhe se ambasadori ishte gjetur pa shenja jete.
Autoritetet po shqyrtojnë të gjitha mundësitë për shkaqet që çuan në vdekjen e ambasadorit.