TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Trupat ukrainase bënë progres të rëndësishëm taktikisht”, tha instituti me qendër në Uashington. Fotografitë treguan se ukrainasit kishin avancuar në pjesën veriore të vendbanimit Robotyne, i cili shtrihet rreth 10 kilometra në jug të qytetit të Orichivit.
Raporti zbuloi sulme të intensifikuara ruse pranë Kupyanskut në rajonin e Kharkivit, i cili u çlirua nga ukrainasit vitin e kaluar. Ministria britanike e Mbrojtjes nga ana e saj raportoi se Rusia po dërgonte më shumë trupa në Zaporizhia përballë presionit ukrainas.