TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Personi i cili u fut në shtëpinë e Nancy Pelosi-t dhe plagosi bashkëshortin e saj, kërkonte politikanen demokrate.
Sipas BBC, autori hyri brenda banesës në San Francisko me një çekiç në dorë dhe pasi goditi 85-vjeçarin Paul Pelosi bërtiti “ku është Nancy?”
Nga raportimet e mediave të huaja ende nuk është bërë i ditur identiteti i agresorit, i cili aktualisht është i arrestuar dhe po merret në pyetje nga policia.
Në momentin e ngjarjes, Nancy Pelosi ndodhej në Uashington. Ajo është një nga politikanet më të fuqishme të SHBA-së.
Pelosi u rizgjodh për një mandat të katërt si Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 2021. Gjithashtu ajo ka përfaqësuar zonën e San Franciskos në Kongres që nga viti 1987, dhe zakonisht e ndan kohën e saj midis Kalifornisë dhe Uashingtonit.
Ajo aktualisht po mbledh fonde dhe po bën fushatë me demokratët anembanë vendit përpara zgjedhjeve afatmesme më 8 nëntor dhe ishte në Uashington me detajet e saj të sigurisë në kohën e sulmit.