TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi është sulmuar me armë në shtëpinë e tyre në Kaliforni.
Paul Pelosi, 82 vjeç, u dërgua në spital dhe pritet të shërohet plotësisht, deklaroi një zëdhënës.
Sulmuesi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është në paraburgim, por motivi i sulmit mbetet i paqartë.
Zonja Pelosi nuk ishte në rezidencën e San Franciskos në momenti kur ndodhi incidenti i rëndë.
“Kryetarja dhe familja e saj janë mirënjohëse për ndihmën e parë të dhënë nga profesionistët mjekësorë dhe kërkojnë privatësi në këtë moment”, tha një zëdhënës i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve.
Çifti janë të martuar që nga viti 1963.
Zonja Pelosi është një nga politikanet më të fuqishme në SHBA. Ajo u rizgjodh për një mandat të katërt si Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 2021.
Vendasja e Baltimorit ka përfaqësuar zonën e San Franciskos në Kongres që nga viti 1987, dhe zakonisht e ndan kohën e saj midis Kalifornisë dhe Uashingtonit. Ajo aktualisht po mbledh fonde dhe po bën fushatë me demokratët anembanë vendit përpara zgjedhjeve afatmesme ta 8 nëntorit.
Burri i saj, një themelues multimilioner i një firme kapitali sipërmarrës, banon kryesisht në San Francisko, ku ai lindi dhe u rrit. Pelosi zotëron gjithashtu një firmë të pasurive të paluajtshme me seli në qytet.
Rrethanat e sulmit janë të paqarta dhe nuk dihet ende se si agresori mundi të hynte në banesën e çiftit.
Anëtarët e Kongresit kanë qenë në gatishmëri të lartë sigurie në lidhje me kërcënimet që erdhën pas sulmit mbi Capitol Hill.
Kujtojmë se gjatë sulmit të 6 janarit zyra e zonjës Pelosi u plaçkit nga mbështetësit e presidentit të atëhershëm Donald Trump.
Gjithashtu banesa e saj u vandalizua dhe vitin e kaluar me mbishkrime fyese.
Republikanë të lartë, si udhëheqësi i Senatit Mitch McConnell, janë gjithashtu në shënjestër të vandalizmit.
Paul Pelosi u dënua për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit dhe shkaktimin e lëndimeve pasi përplasi makinën e tij në fillim të këtij viti. Kapitalisti u deklarua fajtor në gusht dhe u dënua me pesë ditë burg.