BOTA, 28 Tetor 2022, 19:07

Rusia evakuon me sukses 70 mijë njerëz nga Khersoni, përgatitet për betejën me trupat ukrainase që vijojnë avancimin

Rusia evakuon me sukses 70 mijë njerëz nga Khersoni, përgatitet

Zyrtarët rusë thonë se kanë përfunduar një operacion për të larguar civilët nga rajoni jugor i pushtuar i Khersonit, përpara një beteje të pritshme me forcat ukrainase që avancojnë.
Të paktën 70,000 civilë thuhet se kanë kaluar në bregun e lindor të lumit Dnipro, ndërsa një komandant rus ka deklaruar se po përgatisin Khersonin për mbrojtje. 

Ndërkohë, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu i tha Presidentit Vladimir Putin se 41,000 nga të rekrutuarit e muajit të fundit ishin vendosur tashmë në fushën e betejës në Ukrainë. 
Menjëherë pas nisjes së një pushtimi në shkallë të plotë të Ukrainës më 24 shkurt Putin u zotua se vetëm ata që kishin eksperiencë të mëparshme me forcat e armatosura do të dërgoheshin për të luftuar në Ukrainë. Por në shtator ai u detyrua të urdhërojë një mobilizim të pjesshëm, pas një vargu humbjesh ushtarake.