BOTA, 28 Tetor 2022, 15:27

Sulmohet me armë shtëpia e Nancy Pelosi, plagoset bashkëshorti i saj

Sulmohet me armë shtëpia e Nancy Pelosi, plagoset bashkëshorti i

Paul Pelosi, bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, u sulmua në shtëpinë e çiftit në San Francisko të premten herët në mëngjes, tha zyra e kryetares demokrate në një deklaratë.

Drew Hammill, një zëdhënës i Nancy Pelosi, tha se sulmuesi është në paraburgim dhe një motiv është duke u hetuar, bën të ditur CNN.

Nancy Pelosi nuk ishte në San Francisko në atë kohë.