BOTA, 28 Tetor 2022, 17:22

Lufta Rusi-Ukrainë/ Zelensky: Të dëgjosh himnin e armikut në tokën tonë, më e frikshme se raketat që bien mbi kokat tona

Lufta Rusi-Ukrainë/  Zelensky: Të dëgjosh himnin e armikut

Presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky ka deklaruar se që nga nisja e luftës, Rusia ka nisur më shumë se 8,000 sulme ajrore dhe ka lëshuar rreth 4,500 raketa.

Duke qëndruar pranë rrënojave të një droni iranian të rrëzuar, ai u zotua se sulmet e Putinit ndaj termocentraleve nuk do të thyejnë shpirtrat ukrainas.

Rusia ka sulmuar me dhjetëra raketa dhe mjete ajrore pa pilot në rrjetin elektrik të Ukrainës duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike gjatë dy javëve të fundit.

“Sulmet nuk do të na thyejnë – të dëgjosh himnin e armikut në tokën tonë është më e frikshme se raketat e armikut në qiellin tonë. Ne nuk kemi frikë nga errësira”, tha Zelensky.