BOTA, 25 Tetor 2025, 09:55

Trump dhe Rutte ushtrojnë presion mbi Melonin për armatosjen e Ukrainës

Trump dhe Rutte ushtrojnë presion mbi Melonin për armatosjen e

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, po ushtrojnë presion mbi kryeministren italiane, Giorgia Meloni që t’i bashkohet programit amerikan PURPL - një skemë për furnizimin me armë të Ukrainës.

Por, siç shkruan gazeta, “diçka ndryshoi më vonë”, Trump e nxiti personalisht që të “bënte një përpjekje”, ndërsa Rutte këmbëngul se PURPL është thelbësor për të bashkuar Aleancën dhe për të rritur dërgesat e armëve në Kiev.

Zelensky gjithashtu ka tentuar ta bindë Melonin të mbështesë programin. 

Sipas burimeve, ajo ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar - “ajo po reflekton”.

Meloni ka frikë nga një reagim politik i brendshëm: partnerët e saj të koalicionit nga partia Lega e kanë akuzuar tashmë se “po shkëmben kujdesin shëndetësor me armë”.