TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet që të dërgojnë 450 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën. Në këtë paketë përfshihen akoma më shumë sisteme raketash artilerie të lëvizshmërisë së lartë, kanë thënë dy zyrtarë për Reuters.
Kujtojmë se disa ditë më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ofruan një miliard dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën. Paketa përfshinte artileri shtesë dhe armë të mbrojtjes bregdetare, si dhe municione për artilerinë dhe sistemet e avancuara të raketave.
Ndërsa njoftonte paketën, Joe Biden tha se i kishte konfirmuar homologut ukrainas Volodymyr Zelensky angazhimin e SHBA-ve për t’i qëndruar në krah Ukrainës “ndërsa ajo mbron demokracinë, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial përballë agresionit të paprovokuar rus”.