TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka akuzuar NATO-n dhe BE-në se po formojnë një “koalicion” dhe po përgatiten të luftojnë me Moskën.
Duke komentuar aspiratat e Ukrainës dhe Moldavisë për t’u integruar në BE, Lavrov tha se unioni nuk është një bllok politiko-ushtarak, sikurse NATO.
Por sipas tij, retorika e përdorur në BE po bëhet agresive dhe rusofobe. Këto deklarata, Lavrov i ka bërë në një konferencë të përbashkët me homologun e tij në Azerbaixhan.
Ditën e djeshme, Këshilli Europian i dha dritën jeshile Ukrainës dhe Moldavisë për të marrë statusin e vendit kandidat në union.