BOTA, 21 Tetor 2022, 15:07

Kremlini: Jemi të hapur për negociata me Ukrainën

 

Kremlini: Jemi të hapur për negociata me Ukrainën

Vladimir Putin ka qenë i hapur për negociata me Ukrainën “që nga fillimi”, ka pohuar Kremlini, duke shtuar se “asgjë nuk ka ndryshuar” në lidhje me këtë.

Deklarata e Zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov erdhi menjëherë pas deklaratës së presidentit turk. Rexhep Tajip Erdogan, më herët tha se presidenti rus dukej se ishte “më i hapur ndaj negociatave” se në fillim.

“Nuk jemi pa shpresë”, tha ai për mundësinë e negociatave për përfundimin e konfliktit.

“Nëse ju kujtohet, presidenti Putin u përpoq të niste bisedimet me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara edhe para operacionit special ushtarak”, tha Peskov, duke iu referuar agresionit të Rusisë kundër Ukrainës që filloi gati tetë muaj më parë.

“Putini ishte i hapur për negociata. Pra, në këtë drejtim, asgjë nuk ka ndryshuar. Pozicioni i palës ukrainase ka ndryshuar,” tha ai.