BOTA, 1 Maj 2022, 19:11

Konfiskimi i asteve të oligarkëve rusë/ Lideri i demokratëve në SHBA gati të ofrojë 33 mld dollarë në ndihmë të Ukrainës

Konfiskimi i asteve të oligarkëve rusë/ Lideri i demokratëve

Lideri i demokratëve në Senatin amerikan, Chuck Schumer ka deklaruar se po planifikon të shtojë edhe  33 miliardë dollarë në paketën e ndihmës për Ukrainën, që do t’i lejojë Shtetet e Bashkuara të konfiskojnë asetet e oligarkëve rusë dhe të dërgojnë paratë që rrjedhin prej tyre në Ukrainë.

“Ukraina ka nevojë për ndihmë dhe në të njëjtën kohë, ne kemi nevojë për të gjitha mjetet që mund të bashkojmë për t’i dhënë asaj mbështetjen që i nevojitet. Presidenti i SHBA, Joe Biden, javën e kaluar propozoi 33 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, ekonomike dhe humanitare, më shumë se dyfishi i ndihmës amerikane për Ukrainën deri më sot.

Një ligjvënës i lartë republikan tha të dielën se kërkesa kishte të ngjarë të miratohej me shpejtësi.

“Dy-tre javët e ardhshme do të jenë shumë të rëndësishme dhe vendimtare në këtë luftë. Dhe nuk mendoj se kemi shumë kohë për të humbur. Do të doja ta kishim [kërkesën e Bidenit] pak më shpejt, por e kemi tani” u shpreh ai.