TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara ka konfirmuar operacionin për evakuimin e civilëve nga qyteti i Mariupolit.
Më herët Rusia tha se grupet prej 25 dhe 21 personash janë evakuuar nga zonat pranë fabrikës së çelikut Azovstal, pjesa e fundit e mbetur e qytetit nën kontrollin e trupave ukrainase.
Ushtarët ukrainas kanë thënë se 20 persona u larguan nga fabrika e çelikut ditën e djeshme. Zyrtarët ukrainas thonë se aty ishin rreth njëmijë civilë dhe më shumë se 500 ushtarë të plagosur janë bllokuar në kompleksin industrial.
Megjithatë, ka gjithashtu rreth 100 mijë banorë që jetojnë pa ujë, gaz dhe komunikim në qytetin e bombarduar gjatë javëve të sulmeve ruse.