TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të evakuuarit nga Mariupoli që donin të shkonin në rajonet e kontrolluara nga ukrainasit u janë dorëzuar përfaqësuesve të Kombeve të Bashkuara dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, raporton agjencia e lajmeve Reuters duke cituar ministrinë ruse të mbrojtjes.
Ministria ruse deklaron se 80 civilë ishin zhvendosur nga uzina e çelikut Azovstal, e cila gjendet prej disa javësh nën rrethim.
Zona masive industriale është fortesa e fundit e trupave ukrainase në qytetin jugor me rëndësi strategjike.
Më herët presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se rreth 100 civilë janë evakuuar nga uzina e çelikut në Ukrainën jugore.
Presidenti ukrainas shkroi në Tëitter se grupi është duke u zhvendosur drejt qytetit të Zaporizhzhia, i cili gjendet nën kontrollin e forcave ukrainase.