BOTA, 8 Janar 2023, 13:33

Kina ka rihapur kufijtë e saj për turistër 3 vite pas mbylljes për shkak të Covid

Kina ka rihapur kufijtë e saj për turistër 3 vite pas mbylljes

Kina ka rihapur kufijtë e saj për vizitorët ndërkombëtarë për herë të parë që kur vendosi kufizime të udhëtimit në mars 2020.

Udhëtarët që vijnë nuk do të kenë më nevojë të karantinohen, duke shënuar një ndryshim të rëndësishëm në politikën e vendit për Covid pasi lufton me një rritje të rasteve.

Megjithatë do u kërkohet testi PCR negativ të marrë brenda 48 orëve nga udhëtimi. Në Hong Kong, 400,000 njerëz pritet të udhëtojnë në Kinën kontinentale në javët e ardhshme me radhë të gjata për fluturime në qytete duke përfshirë Pekinin dhe Xiamenin. Kjo lëvizje është mirëpritur nga shumë njerëz, të përmalluar për të takuar familjarët e tyre.

“Kam 5 vite pa e parë familjen”, tha një prej tyre për BBC, teksa nuk mbante entuziazmin e tij kur sapo kishte blerë një biletë për në Kinë.

“Nuk i kam parë prindërit e saj prej vitesh, pavarësisht se njëri prej tyre vuan nga kanceri i zorrës së trashë, jam aq e lumtur”, tha një tjetër për Reuters.

Dy miliardë udhëtime pritet të realizohen këtë Vit të Ri, dyfishi i numrit të udhëtimeve vitin e kaluar.

Por ka shqetësime se hapja e kufijve do të rezultojë në më shumë raste të Covid-19. Gjatë tre viteve të fundit Kina kishte një nga politikat më të rrepta shëndetësore në botë për Covid. Qeveria kohët e fundit mori vendimin për të hapur kufinjtë pas protestave masive në të gjithë vendin, të shkaktuar nga një zjarr në një bllok apartamentesh të lartë në rajonin e Xinjiang që vrau 10 njerëz.

Shumë kinezë besuan se kufizimet e Covid kontribuan në vdekjen e tyre, por autoritetet e mohuan këtë.